Një mjek ka kërcënuar pacientin në spitalin rajonal të Durrësit, pasi ky i fundit e ka pyetur se përse kishte aq shumë radhë dhe nëse do të mund të merrte shërbimin e nevojshëm. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës.
Pacienti duhet të bënte një skaner, por pas 4 orëve pritje ai vendosi të pyeste mjekun se përse po ndodhte gjithë kjo vonesë. Në këtë kohë sipas burimeve per media mjeku ka filluar ta kërcënojë.
Nëse mund të kryente shërbimin brenda ditës së djeshme apo duhej të largohej pa e marrë këtë shërbim. nga ajo që ka thënë personi i cili ka filmuar mjeku ka qenë nën efektin e alkoolit, por ky nuk është një informacion i zyrtarizuar, por mund të jetë shpjegim i vetëm duke marrë parasysh përgjigjen që i dha pacientit në momentin kur ky i fundit i kërkon arsyen se pse është kjo radhë e gjatë, ai ka zgjedhur ta kërcënoj.
Ai e ka kërcënuar hapur me një konfrontim fizik jashtë ambientit të spitalit. Ai i ka thënë se mund të hiqte bluzën dhe do të dilnin të kishin një konflikt fizik jashtë spitalit. Kjo solli reagimin edhe të pranishmëve në spital, por kanë ndërhyrë punonjësit e sigurisë dhe asnjë konflikt nuk ka percipituar”