Plot 6 dekada pasi prindërit e tyre nuk lejuan që të vazhdonin jetën bashkë kur ishin të rinj, ata e gjetën sërish rrugën tek njëri-tjetri dhe kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë.
Besotted Len Allbrighton, asokohe 19 vjeç, u ul në një gju për t’i propozuar martesë të dashurës së tij 18-vjeçare Jeanette Steer në vitin 1963.
Dyshja ëndërronte që të jetonin së bashku në Australi, por prindërit e tyre iu prishën planet e së ardhmes. Ata nuk lejuan që çifti të martoheshin dhe urdhëruan Jeanetten të qëndronte në shtëpi duke e ndaluar kështu që të takohej me të dashurin e saj. Përfundimisht, rrugët e tyre u ndanë duke nisur jetë të reja në anë të kundërta të globit.
Len u martua me një grua australiane dhe pati tre fëmijë, ndërsa Jeanette u martua dhe jetoi në Mbretërinë e Bashkuar. Ajo është nënë e 2 fëmijëve.
Por kur martesa e Len përfundoi me divorc në vitin 2015, ai kishte vetëm një gjë në mendjen e tij, kërkimin e dashurisë së parë. Ai u kthye në Mbretërinë e Bashkuar dhe gjeti shtëpinë e Jeanette.
Jeanette ishte ende e martuar në atë kohë, por ra në kontakt me Len përsëri 2 vjet më vonë, kur burri i saj vdiq nga kanceri.
Dyshja ringjallën romancën e tyre të viteve 1960 dhe vendosën të jetonin në një shtëpi së bashku në Stevenage, Herts, në 2018. Ndërkohë, ata u martuan muajin e kaluar, në moshën 79 dhe 78 vjeç, para fëmijëve, nipërve dhe mbesave të tyre.