Një deputet shqiptar në Suedi ka marrë titullin “hero” në Malin e Zi pasi shpëtoi nga mbytja një foshnjë në lumin Moraça.
I mituri ishte me gjyshen e tij, e cila për fat të keq ishte mbytur, por Adnan Dibrani ja doli të nxjerrë nga uji nipin.
Deputeti tha se po kalonte rastësisht në atë rrugë kur kishte parë foshnjën mbi ujë dhe pa u menduar nëse është kukull apo bebe nxitoi ta ndihmonte.
Deputeti ishte në Podgoricë si pjesë e misionit vëzhgues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ditën e zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi.
Adnan Dibrani që është nga Mitrovica dhe ka migruar në Suedi në vitin 1992. Ai është deputet i Parlamentit të Suedisë nga radhët e Socialdemokratëve.