Jemi në Bashkinë e Kurbinit për problemin e familjes Trokthi. Kjo familje ka patur njësitë e shërbimit dhe priste përfundimin e procesit të rindërtimit, për të marrë pronat. Por dyqanet nuk u janë dhënë, pasi kontrata me Entin Kombtar të Banesave ka dalë, pasi prona e tyre i ka kaluar Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Ne iu drejtuam Bashkisë Kurbin, ku Nertila Toma, përgjegjëse e sektorit të rindërtimit shpjegoi, cfarë po ndodh. Në fazën e parë, referuar VKM-së së parë është ndjekur procedura nga enti, ku përfshihen edhe kontratat e shkëmbimit. Por me daljen e një tjetër VKM-je në 2022-shin, këto prona i kanë kaluar në pronësi Fondit Shqiptar të Zhvillimit.Zëvendësdrejtoresha e Entit Kombtar të Banesave Elena Borici thotë, se është vepruar sipas ligjit pa marrë parasysh dëmin, që u është shkaktuar pronarëve. Ne kontaktuam edhe me Fondin Shqiptar të Zhvillimit, i cili në përgjigjen me shkrim, na shpjegoi, se është kërkuar ndryshim i pikës së VKM-së, në mënyrë që Enti të përfundojë procedurën e shkëmbimit të nisur edhe për njësitë e shërbimit, në mënyrë që ata që kishin pronën, të mund ta gëzojnë sërish.
Një qytetar, i ndeshur cdo ditë me kaosin në rrugët e Tiranës, ka krijuar një videoklip me këto situata, që përballojmë cdo ditë. Në Verona, në një sportel shërbimesh, është shkruar në shumë gjuhë, që duhet trokitur. Por në shqip është shkruar “trokoni” dhe një qytetar shqiptar e ka korrigjuar me stilolaps “trokitni”.
Ndodhemi në rrugën “Jordan Misja”, në Tiranë pranë familjes Ruqja. Bukurie Ruqja tregon se janë 7 anëtarë në familje. Ajo ka 5 fëmijë, njëri prejt të cilëve, është i sëmurë e nuk nuk rritet. I vogli është 11 vjec, por zhvillimi ka mbetur në moshën 6 vjecare. Analizat dhe vizitat kushtojnë shumë dhe 400 mijë lekë bëjnë vetëm gjilpërat për të. Emisioni Stop dhe “Fundjave Ndryshe” ndihmojnë me ndihma ushqimore, batanije dhe veshje familjen me mundësi të kufizuara. Më pas ndalemi në Kavajë, në shtëpinë e zotit Hamit Shaba, një 80 vjecar, i cili prej 4 vitesh, është i paralizuar. Vajza e tij ka drejtuar në redaksinë tonë një kërkesë për një karrocë dhe ne ia realizojmë.