Leonardo da Vinçi mund të jetë një nga njerëzit më të studiuar në histori. E megjithatë, një detaj thelbësor për mjeshtrin e Rilindjes ka mbetur i mbuluar me mister: kush ishte nëna e tij?
Detaje të reja dalin në dritë të cilat nxjerrin në pah nga ishte prejardhja e Leonardo da Vinçi, piktori i kryeveprës “Mona Liza” dhe një simbol i Rilindjes.
“Nëna e Leonardos ishte një skllave çerkeze, e marrë nga shtëpia e saj në malet e Kaukazit, e shitur dhe rishitur disa herë në Kostandinopojë, më pas në Venecia, përpara se të mbërrinte në Firence”, tha ai në prezantimin e librit të titulluar Buzëqeshja e Katerinës.
Në qytetin italian, ajo takoi një noter të ri, Piero (Peter) da Vinci, “dhe djali i tyre quhej Leonardo”.
Studiuesi ka shpenzuar dekada duke studiuar da Vinçin dhe duke kuruar veprat e tij, zbulime që bazohen në arkivat e qytetit të Firences.
Ndër dokumentet që studiuesi gjeti është një shkrim nga babai i Da Vinçit, një dokument ligjor emancipimi për Katerinën, ‘për të rimarrë lirinë dhe për të rimarrë dinjitetin e saj njerëzor’. Ky dokument daton vitin 1452, viti i lindjes së Da Vinçit.