Sekretari i Përgjithshëm në Partinë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas vendimit të kryekomisionerit Celibashi për mosregjistrimin e PD-së në zgjedhje.
Përmes një postimi në Twitter, Bardhi, e cilëson vendimin të paligjshëm dhe thekson se kryekomisioneri Celibashi shkeli rëndë ligjin për qëllime politike.
Bardhi bën me dije se ky vendim do të ankimohet në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve.
“Asnjë njëri i shantazhueshëm dhe që nuk respekton ligjin, nuk meriton asnjë respekt. Ilirjan Celibashi ka humbur besimin e PD për të administruar procesin zgjedhor. Ai shkeli rëndë ligjin, për qëllime politike. Vendimi do të ankimohet menjëherë në KAS”, shkruan Bardhi.