Kryesia e Partisë Socialiste është mbledhur këtë të enjte në selinë roz për të diskutuar rreth zgjedhjeve të 14 majit.
Në fokus të diskutimeve do të jenë edhe detyrat e lëna nga mbledhja e shkuar e kryesisë.
Gjithahtu mësohet se do të ceket edhe ccëshja e kandidatëve, pasi data 26 mars është afati fundit për regjistrimin e kandidatëve.
Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të regjistrojë 7 partitë e mëdha për lokalet e 14 majit. Kjo do të thotë se sot do të caktohet se cili prej grupimeve të Partisë Demokratike do të regjistrohet në zgjedhje, kampi i Alibeajt, i cili mori vulën e PD-së të premten e kaluar, apo kampi i Berishës?
Pas këtij regjistrimi paraprak, në 15 mars aplikohet për koalicionet dhe më pas, më 27 mars depozitohet lista e kandidatëve për kryetar bashkie dhe lista shumë-emërore e kandidatëve për këshillat bashkiak sipas përkatësisë së koalicionit apo partisë. Më pas hidhet shorti për renditjen në fletët e votimit.
Në prill pritet dhe shpërndarja e fondeve vjetore, por edhe për fushatë. Më 14 prill nis zyrtarisht fushata. 13 maji është heshtje zgjedhore dhe 14 maji dita e votimit.