Sali Berisha ka mohuar vërtetësinë e audiopërgjimit për vrasjet e 21 janarit, që u publikua dy ditë më parë në media.
Berisha tha se audiopëtgjimi nuk është i vërtetë dhe se e ka bërë Ardi Veliu.
“Kush i solli mish për top protestuesit? Edi Rama duhet të ishte në burg për 21 janarin. Ka dokumente të pakontestueshme”, tha Berisha nga selia blu, pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë.