Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Podgorica se Mali i Zi mund të mirëpres një Samit të Ballkanit të Hapur në muajin qershor.
“Desha ta falenderoj kryeministrin për shprehjen e dëshirës për organizmin e një samiti të Ballkanit të Hapur në muajin qershor, ndërkohë që në fillim të vjeshtës do të mbahet dhe Samiti i procesit të Berlinit”, tha Rama.
Gjithashtu shefi i qeverisë shqiptare tha se Shqipëria dhe Mali i Zi janë më shumë se dy vende fqinje, ndaj dhe bashkëpunimi mes dy vendeve duhet të rritetet akoma.
“Në radhë të parë dëshiroj të shreh falenderimet në emër të të gjithë delegacionit tonë, pasi edhe një herë tjetër ne kemi ndjerë në vetë të parë ngrohtësinë e mikpritjes. Dua ta përsëris këtutu atë që thashë gjatë mbledhjes se Shqipëria dhe Mali i Zi janë më shumë se sa fqinj dhe mund të bëjën më tepër se çfarë kanë bërë sot. Ne takohemi në një moment sfidues për të gjithë Evropën dhe vlera e kësaj vëllazërie në fqinjësi bëhet edhe më e madhe. Kemi qenë së bashku dhe kemi takuar presidentin Zelensky në respekt të mandatit tonë si kryeministra të dy vendeve që janë të rreshtuar në krah të Ukrainës, të dy vendeve anëëtare të NATO-s dhe aspirante në BE. Si vizita jonë në Kiev si përpjekjet tona të përbashkëta janë themeli i një marrëdhnieje për t’u fuqizuar më shumë”, tha Rama