Një grup xhirimi i emisionit “Stop” ishte në qytetin e Elbasanit, për një investigim.Kur grupi ishte në makinën e parkuar para Gjykatës dhe Prokurorisë,ia behën forcat operacionale dhe ato Shqiponja dhe në abuzim me detyrën, filluan një kontroll të paligjshëm fizik dhe të automjetit të emisionit “Stop”. Ndërkohë gazetari kërkoi me ngulm një dokument apo urdhër për këtë procedurë të Policisë së Shtetit.Kontrolli është parashikuar të kryhet
Vetëm kur ka arsye të bazuara, se dikush fsheh prova të një vepre penale. Në këto kushte gjykata nxjerr vendim për këtë procedurë të Policisë. Ajo, që ndodhi dje, nuk plotësonte asnjë kriter.Avokati Arben Llangozi sqaron hapat e mëtejshëm ligjorë, që redaksia e “Stop” do të ndjekë për këtë incident flagrant dhe të patolerueshëm për lirinë e individit dhe medias.
Kryeministri Rama ndodhet për vizitë zyrtare në Japoni, ku sot u zhvillua aktiviteti “Dita e Shqipërisë” Në këtë ditë një muzikante japoneze luajti himnin e Shqipërisë me harpë. Po gjatë kësaj vizite, Rama i njohu zyrtarët japonezë me rakinë shqiptare, duke bërë humor me një grua, që e provoi këtë pije.Parlamenti u mblodh sërish sot në një seancë kaotike. Garda me listë në dorë, nuk lejoi hyrjen në ambientet e Kuvendit, të deputetëve opozitarë, të përjashtuar për sjellje jo etike. Presidenti amerikan Joe Biden është rrëzuar në shkallët e avionit, gjatë nisjes së tij për në Varshavë.
Jemi në Korcë me të moshuarin Nazmi Hasa, i cili i ka dhënë avokates së tij, Eda Merkuri, 700 mijë lekë borxh, që në dhjetor 2022 dhe nuk ia kthen.Nazmiu takohet me të, për t’i kërkuar borxhin, por avokatja thotë, se paratë do t’ia këmbejë me shërbime për cështjen e të birit.Pas debateve, avokatja pretendon, se nuk ka afat për borxhin, ndaj zotëria mund ta zgjidhë në gjykatë.Pas Nazmiut, gazetarja e “Stop” shkon të takojë avokaten Eda Merkuri dhe kjo e fundit nxehet e thotë, se sapo t’i bjerë lek në dorë, do ta shlyejë të moshuarin, të cilit i mori 700 mijë lekë borxh.TOP