“I mashtrova të gjithë kur i thashë se jam i dashuruar me gjyshen!”

Një adoleshent ka mashtruar të gjithë internetin duke i lënë të besojnë se është lidhur me gjyshen e tij 76-vjeçare.

Giuseppe D’anna, 19 vjeç, ka publikuar video të shumta për 3.1 milionë ndjekësit e tij në TikTok duke deklaruar se Milina Gatta ishte e dashura e tij.

Në fillim të këtij muaji, ai la të tmerruar 80,000 fansat e tij në Instagram kur pretendoi se po priste një fëmijë me të moshuarën, e cila është 57 vjet më e madhe se ai.

Megjithatë, duket se mes çiftit nuk është gjithçka ashtu siç duket.

Adoleshenti italian i tha agjencisë së lajmeve JamPress se e gjithë marrëdhënia është e rreme dhe pretendimet ishin thjesht një hile për të fituar popullaritet në internet.

“Po, Milina është gjyshja ime”, pohoi ai.

D’anna dhe gjyshja e tij fillimisht u bënë virale majin e kaluar kur ndanë detaje të një lidhjeje të supozuar në internet, dhe më vonë pretenduan se ishin fejuar.

 

Të Fundit