Të moshuarit që jetojnë në azilin e Shkodrës mund të bien pre e përdorimit të ilaçeve të skaduara.
Alarmin e ngre avokati i popullit, i cili ka konstatuar se kjo qendër kishte ilaçe të skaduara por dhe kuota ushqimore të pamjaftueshme për t’u ushqyer.
Edhe më shqetësues është fakti se në këtë azil ku banojnë si rezident 55 moshuar mbi 50 vjeç, është parë se kuota ushqimore ditore është e pamjaftueshme. Në raportin e tij avokati i popullit thuhet se :
Problemet në shtëpinë e të moshuarve në Shkodër nuk mbarojnë me kaq. Avokati I popullit ngre si shqetësimin mungesën e stafit.
Në shtëpinë e të moshuarve jetojnë 11 persona me problem të shëndetit mendor, por shërbimi për ta është I vështirë në mungesë të specialistëve. Po ashtu qendra nuk ka një mjek me kohë te plote dhe një automjet për transportin e të moshuarve në për raste emergjente, transportimin e tyre për vizitat e mjekësore, apo dhe për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme.