Kapet me pistoletë në makinë djali i ish guvernatorit të bankës, policia: Fullani punon bodyguard!

Një 29 vjeçar nga policia është shoqëruar nga policia e Tiranës ditën e sotme në zonën e ish Bllokut. Mësohet se bëhet fjalë për të riun, Erik Fullanin, djali i ish guvernatorit të Bankës Shqipëtre, Ardian Fullani.

Sipas njoftimit të policisë, Fullani u ndalua nga policia për t’u gjobitur me 20 mijë lekë të reja për xhamat e errësuara të makinës së tij. Gjatë kontrollit të bërë në automjetin e tij, policia gjeti edhe një armë zjarri.

Pas shoqërimit në komisariatin nr.2 dhe verifikimeve të bëra, rezultoi se arma e gjetur në makinën e Erik Fullanit ishte me leje pasi ky i fundit punon si truprojë (bodyguard) në një firmë private. Në vijim të veprimeve arma u dorëzua tek drejtuesi teknik i firmës.

Të Fundit