Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka marrë masat lidhur me individë të caktuar, që mashtrojnë bizneset duke u prezantuar si punonjës tatimorë, megjithëse nuk janë të punësuar në strukturat e Administratës Tatimore.
Njoftohet se duke marrë shkas nga denoncimet e disa bizneseve tatimpaguesve, viktima të mashtrimit nga individë, që nuk janë punonjës të Administratës Tatimore, por që prezantohen në subjekte si të tillë, DPT ka marrë të gjitha masat duke e referuar rastin e paraqitur në video, në Prokurorinë e Tiranës.
Në video tregohet një person, i cili është paraqitur si Inspektor Tatimesh. DPT bën thirrje që çdo tatimpagues të japë kontributin e tij për të denoncuar rastet abuzive me qëllim mbrojtjen e të drejtave të tyre.
Më herët janë dhënë edhe disa detaje sesi mund të indetifikohet një punonjës i tatimeve.
– Badge identifikues (Emer/Mbiemër/Foto/Pozicioni i punës/Emërtimi i Drejtorisë)
– Urdhri i punës i firmosur nga drejtuesi i Drejtorisë përkatëse
– Uniformat dalluese me mbishkrimin: Administrata Tatimore.