Deputeti socialist, Erion Braçe, ka ironizuar deputetët e opozitës në Kuvend duke thënë se, shpreh solidaritetin e tij me demokratin Edmond Spaho, që ka mbi katër orë qe i fryn bilbilit.
Braçe u shpreh me ironi se Spaho po mban një rekord Gines, ndërsa pyet se përse asnjë nga deputetët e tjetër të opozitës nuk ofrohen ta ndihmojnë.
Si ka mundësi që nuk e zëvendësoi asnjëri nga ju, po e bën robi një sakrificë për kolegun që ka në krah, sakrifikove për ne po i bie unë fyellit për ty.
Që Berishën e lat jashta nuk e futët këtu, mirë që Shehun e latë jashtë po çfarë është ky muhabet kështu unë të çmoj sinqerisht unë se bëj dot shumë mirë që e bën pse se bëni të gjithë. E dyta ka një problem shumë të madh këtu të duket e vetja marrë po fole për çështje të rendit të ditës”, tha ai.