Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha në një intervistë për Sky News se ai “nuk është i interesuar” të takohet me Vladimir Putin për bisedimet e paqes. Ai e përshkroi Putinin si një “askush” që jeton në një “flluskë informacioni” dhe nuk e di me të vërtetë se çfarë po ndodh në fushën e betejës.
“Nuk është interesante për mua. Nuk është interesante të takohem, jo interesante të flasësh. Pse? Sepse ne patëm takim me atë në Formatin e Normandisë, ishte përpara pushtimit në shkallë të gjerë. Pashë njeriun që thoshte një gjë dhe më pas bëri një tjetër”, tha ai kur u pyet për një takim me Putin.
Zelensky shtoi se nuk e kuptonte se kush i merr vendimet në Rusi duke qenë se veprohet ndryshe nga çfarë deklaron Putin. “Nuk mund ta kuptoj – janë vendimet e tij apo dikush tjetër? Pra, për të takuar çfarë, për të shtrënguar duart? Nuk është interesante. Të flas? Unë vërtet nuk e kuptoj se kush i merr vendimet në Rusi. Kush është ai tani? Pas pushtimit të plotë, për mua ai është askush, askush.”