Në redaksinë tonë ka ardhur një denoncim nga një familje nga Jugu i Shqipërisë, e cila kërkon të mbetet anonime për arsye sigurie. Bëhet fjalë për një dëmshpërblim të konsiderueshëm financiar nga shteti Italian. Historia fillon në vitin 2003 me një tragjedi. Djali 15 vjecar i familjes vritet gabimisht nga një shtetas italian, i cili ishte pjesë e një organizate gjuetie. Prokuroria shqiptare bëri me faj italianin dhe familja nisi procesin civil në 2011-ën në Itali për dëmshpërblimin. Përmes një të afërmi, familja vihet në kontakt me prokurorin Ervin Beqiri, i cili u prezantua si avokat. Ky i fundit i lidh me një avokate në Itali. Një muaj më pas, prokurori-avokat Ervin Beqiri, u kërkon familjarëve, që për shkak të disa parregullsive, të firmosnin fletë të bardha. Rezultoi, se ishte falsifikuar një prokurë, ku familjarët fusnin në pjesën e dëmshpërblimit si palë me 20% të dëmshpërblimit, avokatin dhe këshilluesin ligjor.Kur familjarët kuptuan mashtrimin,i refuzuan prokurën prokurorit avokat.Ndërsa ky i fundit nisi hakmarrjen.Ai pretendoi me një për një parregullsi të atësisë dhe mëmësisë së vëllait të të ndjerit, i birësuar nga xhaxhai dhe tezja në moshën 7 vjecare. Në kët lojë u përfshinë edhe prokurori Petrit Vukaj dhe gjyqtarja Erlanda Agaj.
Ne sjellim dhe pjesë nga gjyqi absurd, ku prokurori Vukaj dhe gjyqtarja Agaj bëjnë sikur prokurori Ervin Beqiri është, në një kohë që ai është prokuror.