Detaje të reja kanë dalë në dritë nga jeta e Matteo Messina Denaro-s. Mediat italiane raportojnë se pas hetimeve atij iu zbulua një fëmijë jashtë martese dhe një e dashur që dyshohet se jetonte me bosin e mafias.
Dy personazhet e reja nga jeta e Denaro-s dolën në dritë pas kontrolleve të bëra nga autoritetet në vendet ku strehohej bosi mafioz i Castelvetrano-s.
Sipas asaj që raportojnë mediat vendase, ai ka jetuar të paktën katër vitet e fundit në Campobello di Mazara. Dyshimet janë që atje Denaro jetonte me djalin e fshehtë dhe të dashurën.
Një tjetër zbulim interesant rreth bosit të mafias është se pas kapjes së tij, janë gjetur disa libra që i mbante gati për t’i transportuar nga një vendstrehim në tjetrin. Mes këtyre librave ishin biografitë e diktatorëve që nuk jetojnë më dhe autokratëve të tanishëm.
Më konkretisht, jeta e Vladimir Putinit dhe ajo e Hitlerit, romane, tekste nga filozofia dhe aktualiteti.