Putin: Nuk kam asnjë dyshim, fitorja e luftës është e garantuar

Presidenti rus Vladimir Putin u shfaq këtë të mërkurë në televizionin kombëtar rus me vetëbesim, teksa vizitoi një fabrikë armësh në Shën Petersburg.

Duke folur me punëtorët e fabrikës dhe gazetarët, Putin deklaroi se është i bindur për fioren e luftës në Ukrainë.

“Fitorja është e garantuar, nuk kam asnjë dyshim për këtë”, tha Putin.

Presidenti rus pritet t’i drejtohet kombit më vonë, me një fjalim të gjatë në lidhje me 80-vjetorin e thyerjes së rrethimit nazist të Leningradit nga forcat sovjetike.

Sipas Institutit Amerikan të Luftës, ka shumë gjasa që Putin që të shpallë sot një mobilizim të dytë për luftën në Ukrainë, për të furnizuar me trupa në fushën e betejës ushtrinë e tij.

Të Fundit