Ish-Myftiu i Tiranës: Ka persona VIP që kanë shpenzuar 200 mijë euro për një varr

Ylli Gurra, ish-Myftiu i Tiranës, foli  në Euronews, në lidhje me shpenzimet e larta që bëjnë shqiptarët për një ceremoni varrimi.

Gurra në fjalën e tij tha se ka persona VIP që kanë shpenzuar dhe 200 mijë euro për një varr për familjarët e tyre.

Ai shtoi gjithashtu se personat që harxhojnë shuma të mëdha për ndërtimin e një varri me mermer të ardhur nga jashtë, zënë dhe një hapësirë të konsiderueshme në varraze, duke detyruar të tjerët të varrosen 2-3 persona së bashku.

“Anarkia e 30-viteve ka shoqëruar edhe të vdekurit, jo për fajin e tyre por për fajin tonë. Unë herë pas here shkoj edhe në Sharrë edhe në Tufinë, kemi shpenzime tejet çdo limiti. Ka shpenzime 100 mijë euro një varr. Unë kam dhe emra që nuk është vendi për t’i përmendur, 200 mijë euro shpenzime. Janë deri diku persona VIP, por ka dhe njerëz normal me 30-50 mijë euro një varr.

Familjarët pas disa vitesh shkojnë në atë pendimin që ishte i panevojshëm. Plus që kanë uzurpuar një hapësirë shumë të madhe dhe detyrohen të tjerët të kryejnë varrime mbi varrime”, tha Gurra

 

Të Fundit