Harta e thesarit nazist fut në telashe fshatin holandez, mbushet me kërkues floriri

Publikimi i një harte të Luftës së Dytë Botërore ka kthyer në fshat në Holand në një fushë kërkimi për thesare. Harta tregonte disa vende ku ushtria naziste mendohet se ka fshehur ar dhe sende të tjera me vlerë gjatë tërheqjes nga beteja.

Kaq ka mjaftuar që qindra qytetarë me aparate për kërkimin e metaleve të shkojnë në fshatin Ommere dhe të nisin gërmimet në pika të ndryshme.

Harta që nxitin fushatën për kërkimin e arit u publikua nga Arkivi Kombëtar Holandez. Në dokumentin e punuar me dorë është një shenjë X me ngjyrë të kuqe, që mendohet se tregon vendin ku janë grumbulluar sende me vlerë.

 

Sipas gojëdhënave të luftës, ushtria gjermane në këtë zona ka vendosur një sasi të madhe armatimi, si dhe dimante, argjend dhe ar që u ishte grabitur banorëve të zonës. Fshati ndodhet në një pikat kryesore të frontit ku u zhvilluan beteja me të ashpra mes nazisteve dhe forcave Aleatëve.

Ende nuk ka asnjë të dhënë se ndonjë pjesë thesari është zbuluar. Banorët e fshatit kanë nisur të ankohen te autoritetet për shqetësimin që u kanë sjellë thesarkërkuesit. Ata thonë se çdo ditë shohin makina dhe  çadra kampingu që ngrihen nga të panjohur afër banesave të tyre.

 

Të Fundit