Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca tha se këtë vit kanë kthyer 500 ton produkte importi pasi sipas saj nuk kanë qenë në përputhje me kërkesat e bazës ligjore.
Në një dalje për mediat ajo tha se kanë pasur po ashtu dhe kontrolle ndaj farmacive në mënyrë që të ndalojnë përdorimin e kimikateve që nuk janë në listën emiratuar nga Ministria e Bujqësisë.
“Kemi objektiv që të fillojmë më procesin einspektimeve online, pa pasur nevojë vizitat. Në vitin 2022 ne kemi kthyer mbrapsht 500 tonë produkte importi që nuk ishin në kërkesat që kërkon baza ligjore për importet. Pra kemi rritur mburojën tonë me importet që nuk respektojnë standardet. Kemi pasur kontrolle të dedikuara ndaj farmacive bujqësore, në mënyrë që të ndalojmë rreptësisht përdorimin e kimikateve që nuk janë në listën e miratuar nga Ministria e Bujqësisë që janë në përputhje me listat e BE”- tha ajo.