Policia Tiranës i ka bërë apel të gjithë drejtuesve të mjeteve që të respektojnë korsinë apo drejtimin e lëvizjes në rrugë.
Krahas apelit, policia ka publikuar dhe një video ku drejtuesit e mjeteve janë evidentuar në shkelje nga droni.
Sipas policisë mos respektimi i korsisë dënohet me një gjobë deri në 3 mijë lekë sipas Kodit Rrugor.
“Një ndër objektivat e “Dronit edukues” është rritja e sigurisë rrugore nëpërmjet kontrollit të sjelljes së përdoruesve të rrugës, në respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.
Drejtuesit e mjeteve që shfaqen në këtë video kryejnë manovër të gabuar, duke mos respektuar drejtimin apo korsinë e lëvizjes, shkelje e cila ndëshkohet me gjobë deri në 3000 lekë, sipas nenit 152 të Kodit Rrugor”, thuhet në njoftimin e policisë.