Në redaksinë tonë është ankuar Majlinda Kola, e cila në vitin 2018, blen një apartament 2+ 1, me sipërfaqje 107 m2 nga Albana Mylyshi. Kontrata e shitblerjes u bë nga noterja Vitore Biba. Po në atë vit Majlinda u pajis më certifikatë pronësie dhe prona ka qenë e pabllokuar. Por kur Majlinda donte ta shiste apartamentin, ai rezultoi i bllokuar, pasi është ngatërruar nga kadastra me hyrjen e komshiut.Për këtë rast i drejtohemi Kadastrës së Rrëshenit, ku Klajdi Doda, thotë, se është bërë një gabim në hedhjen e të dhënave dhe zonjës i del prona e bllokuar. Ky problem sipas tij, është përcjellë në Lezhë.Kryeregjistruesi i Kadastrës në Lezhë, Gentian Malotaj, premton ngritjen e një grupi pune për zgjidhjen e këtij problemi.
Një bicikletë bën gara me një makinë, dhe kur kthehet ta sfidojë, pëplaset në një tjetër automjet të parkuar.Një burrë hipën mbi karrike për të rregulluar pemën e vitit të ri, por bie megjithë karrike. Dy strucë hanë papushim foton e ushqimeve në një paketim.Një grua e shëndoshë ulet mbi një karrike dhe bën copë atë. Janë këto disa episode, që shfaqen në pjesën e parë të emisionit të sotëm.
Jemi në qytetin e Fierit, për denoncimin e qytetarit nga Shkodra Xhuliano Danzha. Në tetor 2021, me anë të një prokure, motra e tij, bleu me kontratë një automjet, që Xhuliano e kishte gjetur në një faqe online.Gjithcka u duk në rregull, deri në momentin, kur Xhulianon e ndalon policia rrugore, e cila i tha, se mjeti që po përdorte ishte i shpallur në kërkim.Së bashku me mjetin, policia sekuestroi edhe dokumentat shoqëruese dhe cështja i kaloi prokurorit të Fierit Andi Pogaçe. Sipas hetimeve, ky mjet ishte përdorur për kryerjen e disa veprave penale.Megjithëse Xhuliano është pronar i rregullt i automjetit, prokurori nuk ia kthen me arsyetimin, se është përdorur për vepra penale, të kryera prej shtetasve të tjerë. Xhuliano e ka ankimuar vendimin dhe Gjykata e Shkallës së parë Fier, kërkoi kthimin e mjetit. Tani cështja ndodhet në Apelin e Vlorës.