U kap në “shtëpi bari”, i riu shqiptar shpërthen në lot në gjykatë: I kërkoj falje Britanisë

Një i ri shqiptar është dënuar me shtatë muaj burg nga gjykata Birmingham pasi ishte kapur duke kultivuar kanabis.

Xhesi Hajdari po kujdesej për 150 bimë narkotike me vlerë 100,000 paund kur policia bastisi shtëpinë. Ai u hodh nga kati i dytë por pësoi dëmtime në këmbë dhe ra në prangat e policisë.

22-vjeçari u dërgua në spital për mjekim dhe më pas u transferua në qeli. Në gjykatë ai pranoi se në Britani ishte pritur nga dy bashkëkombas, të cilët i kishin premtuar “punë” në shtëpinë ku rritej kanabisi, por nuk e kishin paguar.

Në seancën e dhënies së dënimit, ai shpërtheu në lot dhe tha “I kërkoj falje Britanisë”.

Të Fundit