Shpenzoi 12.480 Paund për t’u veshur si qen, japonezi: Miqtë mendojnë se jam i çuditshëm

Toco, një burrë japonez, i cili ka shpenzuar 12.480 paund për të realizuar një kostum qeni me madhësi njerëzore, po ndan video të jetës së tij të re si qen. Ai tregon se gjithmonë ka ëndërruar të bëhet kafshë dhe tani ai mund të vishet si një i tillë disa herë në muaj, për të jetuar fantazinë e fëmijërisë së tij.

Sipas “The Mirror”, i ka hapur një kanal në You Tube ku ndan rregullisht video duke mësuar se si të hajë, të luajë dhe të stërvitet si një qen.

“Rrallë ua tregoj miqve të mi, sepse kam frikë. Ata mund të mendojnë se jam i çuditshëm. Miqtë dhe familjarët e mi dukeshin shumë të habitur kur mësuan se unë u bëra kafshë”.

Toco thotë se i pëlqen të bëjë gjëra që i bëjnë vetëm qentë, pasi kështu ndihet tamam si kafshë shtëpiake.

“Që nga fëmijëria kam pasur këtë fantazinë, jo specifike, për t’u bërë kafshë. Mbase ka qenë dëshira për t’u transformuar”.

 

Toco ka mësuar si të hajë ushqim për qentë, në videot e tij në YouTube ai duket duke u rrokullisur për ti fërkuar barkun njësoj siç bëjnë qentë kur duan të përkëdhelen.

Ai ka treguar se ka racën e qenëve që i pëlqente më shumë dhe porositi kostumin e qenit që duket si i vërtetë në agjencinë japoneze të njohur për krijimin e skulpturave dhe modeleve për filma, Zeppet.

Një punonjës i Zeppet ka treguar se si ekipi gjeti një mënyrë për të krijuar strukturën e skeletit të një qeni dhe kaloi shumë kohë duke e studiuar.

Kostumi i Toco-s ka tërhequr fansa nga e gjithë bota dhe YouTube-i i tij ka krijuar një hapësirë ​​për individët me të njëjtin mendim për t’u hapur.

“Ti na frymëzon të përmbushim edhe ëndrrat tona,” komentoi një dikush në një video të fundit, ndërsa një tjetër tha: “Shpresoj të bëhem kafsha që dua të jem gjithashtu. Ju jeni një frymëzim për ne”. Pra mesa duket jasponezi Toco nuk qenka i vetmi në ëndrrën e tij të çuditshme për të lënë botën humane e për t’u bashkuar me botën e kafshëve.

Të Fundit