Teologu islam: Viti i Ri duhet festuar çdo ditë, jo vetëm në 1 janar

Teologu islam Neki Kaloshi tha në media se çdo ditë duhet festuar si një vit i ri.

Teksa perifrazoi një shprehje të profetit Muhamed, teologu u shpreh se koncepti i vitit të ri shpjegohet ndryshe sipas kalendarit diellor, hebraik dhe atij mysliman, ndaj për të sheshuar këto diskutime, çdo ditë duhet parë si një vit i ri.

 

 

“Në këndvështrimin islam Muhamedi ka thënë një fjali shumë interesante, ka thënë se çdo herë që agon dielli është një ditë e re dhe çdo ditë duhet trajtuar si një vit i ri. Kur biem në gjumë nuk kemi garanci që do zgjohemi, fakti që zgjohemi duhet ta trajtojmë si një ditë të re dhe i një vit të ri”, tha teologu.

 

Të Fundit