Drejtori i filialit të Postës Shqiptare në Lezhë, Pjerin Çuku është dhunuar pasditen e kësaj të hëne.
Sipas informacioneve paraprake, Çuku ka rënë pre e dhunës nga persona të paidentifikuar në lagjen Gurra të Lezhës.
Ai është dërguar në spital për mjekim ku ka marrë ndihmën mjekësore dhe është larguar pasi nuk ka patur dëmtime serioze. Nërsa motivet e ngjarjes dhe autorët nuk dihen ende.