Prania e madhe e plastikës së dëmshme në lodra e fëmijëve është vërtetuar së fundmi edhe nga një studim i kryer në New York së fundmi.
Aurora Piroviç, biologe tha në Euronews Albania se, prindërit duhet të shkojnë drejt materialeve ekologjike siç janë qelqi, kur vjen puna te biberonët e fëmijëve dhe druri për lodrat.
Ajo paralajmëroi se edhe lodrat prej lecke dhe bojërat që përdorin fëmijë kanë elementë të rrezikshëm që mund të dëmtojnë fëmijët.
“Një këshillë për nënat e reja; të përdorin shishe qelqi jo plastike për biberonat e foshnjave, lodrat t’i orientojnë drejt atyre të drurit që kanë përqindje më të ulëta të ftalateve, të cilat janë më të përqendruara tek lodrat se sa tek gomat e makinave”, tha biologia.