Sokol Gazulli denoncon në “Stop”, se në vitin 2010, kur vendosi të lerë SHBA-të dhe të kthehet në Shqipëri, mori me vete dhe autoveturën personale. Sipas ligjit të Doganës, Sokolit duhet t’i hiqej detyrimi doganor.Shuma e dogaës lihet e ngrirë në bankë dhe nësë për 2 vjet në Shqipëri, kjo makinë nuk shitet, apo del jashtë vendit, shumën e merr personi, që kishte lënë si garanci. Në Doganën e Durrësit, pas këmbënguljes së Sokolit, makina u la e lirë, por kjo doganë nuk ka bërë hyrjen e automjetit në sistemin Tims. Këtu nis dhe problematika për Sokolin, i cili ra viktimë e burokracisë dhe sistemit të korruptuar gjyqsor.Ai kërkoi të pajiste makinën me dokumente, por duke mos e futur dogana në Tims, pagesa nuk mund të shmangej.Në këto kushte, ndërsa përdorte automjetin e tij, Sokoli ndalohet nga anti korrupsioni i doganavë dhe i bllokohet makina. Mjetin e cojnë në doganën Shkodër, ku Gazulli doli debitor me 8 milionë lekë të vjetra, që iu morën nga banka.
Në një video, që po qarkullon në rrjet, shfaqet presidenti 71 vjecar i Sudanit të Jugut, Salva Klir Mayardit, duke urinuar në pantallona, gjatë një aktiviteti publik për përurimin e një rruge.Në 15 dhjetor 1942, plot 80 vjet më parë, u nda nga jeta në SHBA, shqiptari i madh Faik Konica. Më këtë rast, ne kujtojmë disa nga thëniet më të njohura të tij.
Pasi makina u bllokua dhe dogana i faturoi Sokol Gazullit 8 milionë lekë, makina e bllokuar prej 5 vitesh u shkatërrua brenda ambienteve të Doganës Shkodër. Madje absurdi kulmon në faktin, se dogana Shkodër ia mori detyrimin e montuar ndaj Sokolit, por ky institucion nuk di të shpjegojë, se pse nuk iu kthye makina qytetarit. Drejtoresha e re e Doganë së Shkodrës pranon, se në këtë rast janë bërë dallavere dhe Sokoli është penalizuar kot. Ajo zotohet, që dëmi i shkaktuar të dëmshpërblehet nga përgjegjësi.