Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është nisur drejt qytetit të Shkodrës mëngjesin e së hënës, për shkak të gjendjes emergjente të situatës meterologjike.
Prej disa ditësh, moti i keq ka përfshirë Shqipërinë dhe Shkodra është një ndër qarqet më problematike.
Hyrja e qytetit të Shkodrës është e bllokuar, teksa shtoi se e vetmja mënyrë për të hyrë në të, është nëpërmjet rrugës së vjetër nga njësia administrative e Gurit të Zi.
Ndërkohë, për shkak të reshjeve instensive, janë dëmtuar këmbët e urës së vjetër të Bahçallakët, që gjithashtu, kanë dëmtuar edhe bazamentin e urës së re.
Për arsye sigurie, qarkullimi në urën e re është ndaluar përkohësisht.