Aktivistët spërkasin me bojë të zezë një kryevepër të Klimt në Vjenë

Disa aktivistë kanë spërkatur me lëng të zi një kryevepër të piktorit austriak Gustav Klimt “Vdekja dhe jeta” e cila ishte ekspozuar në Muzeun Leopold në Vjenë.

“Restauruesit po punojnë për të zbuluar nëse vepra e mbrojtur nga xhami është dëmtuar”, tha zëdhënësi i muzeut Klaus Pokorny për AFP-në, ndërsa grupi “Letzte Generation” mori përgjegjësinë për veprimin në Tëitter.

Gustav Klimt e pikturoi “Vdekja dhe jeta” mbi 100 vjet më parë.

“Sot ne po rrëshqasim në një katastrofë të përmasave të paimagjinueshme sepse refuzojmë të pranojmë kërcënim vdekjeprurës”, thanë aktivistët.

Grupi tha se boja e përdorur është jo toksike.

Të Fundit