Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka mbajtur fjalën e tij në konferencën vjetore të Bankës së Shqipërisë.
Sejko bëri me dije se inflacioni në vendin tonë për tremujorin e këtij viti arriti në 8%. Kjo sipas tij, është norma më e lartë e arritur që prej vitit 1998.
“Inflacioni në Shqipëri shënoi rritje të shpejtë në 2022 duke arritur në 8% gjatë 3 mujorit të tretë, niveli më i lartë i regjistruar që nga 1998. Ndonëse inflacioni i ulët nën konstanten rajonale e evropiane dhe çmimet e rregulluara te energjisë për familjet baza e inflacionit ka ardhur në rritje dhe zgjerim. Pjesa më e madhe e artikujve të shportës shfaqin një normë inflaciooni ndjeshëm mbi objektivin tonë 3%. Artikujt e shportës me normë më të lartë inflacioni nuk janë vetëm mallra e shërbime me origjinë importi por dhe produkte që vlerën e shtuar e gjenerojnë në vend. Për qeveritë tensioni ekonomik e social që sjell inflacioni mbi shtreasat më të varfra atrikulohet në kërkesa të shtuara për mbështetje fiskale. Plotësimi i këtyre kërkesave bëhet problematik sa kohë financat publike janë nën presioni e pasigruisë per të ardhmen dhe të kostove të rritura të financimit të borxhit. Politika monetare mbetet e ndërgjegjshme për balancën delikate për kontrollin e inflacionit dhe zbutjes së luhatjes ekonomike. Për tregjet e ndërmjetësin fianciar nivelet e larta te inflacionit tentojnë të shoqërohen me rritje të pasigurisë dhe rishikim të strategjive të tyre të zhvillimit. Për familjet e bizneset inflacioni i lartë përbën një sfidë për kostot e jetesës e biznesit dhe sfidë afatgjatë mbi planet e tyre financiare dhe të biznesit. BSH e ka idenifikuar nivelin e lartë të inflacionit si rrezikun primar për rritjen e qendrueshme e afatgjatë të vendit e për kohezion social. Për këtë arsye kemi ndërmarrë normalizim gradual të politikës monetare, është rritur 4 herë norma bazë e interesit gjatë 2022 në 2.25%. Masë e domosdoshme për ruajtjen e ekuilibrave financiarë të vendit”-tha Sejko.