TARANTO(ITALI) – Ata frekuentonin një faqe takimesh në rrjetet sociale dhe kishin kohë që dërgonin mesazhe erotike me një pseudonim, përpara se të vendosnin të takoheshin personalisht. Por sapo u takuan pati një surprizë të hidhur: zbuluan se ishin nënë e bir.
Historia vjen nga provinca e Tarantos.
Pasi u raportua nga blogu Noi Notizie dhe lajmi tashmëka bërë xhiron e rrjetit.
Sipas raportimeve, ishin njohur përmes një faqeje takimesh online, por pa zbuluar asnjëherë identitetin. Takimi virtual vazhdoi për pak kohë, më pas të dy, plotësisht të pavetëdijshëm për identitetin e vërtetë të njërit dhe tjetrit, vendosën të njiheshin drejtpërdrejt dhe caktuan një takim: vetëm atëherë nënë e bir, zbuluan se ata janë dy “single” virtuale.