Në tetor 2020, emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi rastin e 18-vjeçarit të ndjerë Antonio Karafili, i cili u gjet i varur në pyllin e Voskopojës. Ngjarja e rëndë ndodhi në 14 Qershor 2018.Personi, që e pa për herë të fundit në jetë Antonion, ishte e dashura e tij, Kejsi Spaillari 17 vjeç nga Korça. Ata u ndanë dhe rreth orës 20:00 të mbrëmjes, Kejsi me të ëmën dhe vëllain e të dashurit, u ngjitën për në Voskopojë. E ëma e të ndjerit, Mimoza Karafili, tregoi me detaje sesi u njoftua nga e dashura e djalit për vdekjen e të birit. Ajo vetë e gjeti atë të lidhur e të pajetë në një pishë.Cështja e vetëvarjes apo vrasjes së të riut Karafili, u hetua dhe u zvarrit nga shumë prokurorë. Prokurori i fundit urdhëroi një riekspertim të tretë nga Instituti i Mjeksisë Ligjore.Akti i ekspertimit u vonua për shumë muaj dhe 5 ekspertët e Institutit dolën në konkluzionin, se Antonio Karafili u vetvar. “Stp” me ndihmën e ekspertit Sabri Hoxha, doktor i shkencave, bën një skaner të situatës, të detajeve të analizuara keq ose të paanalizuara fare nga dokumenti i Mjeksisë Ligjore. Gazetari i emisionit “Stop” bën provën e hipjes në pemë dhe stimulimit të varjes, por provat në pemë dhe në duart e tij, nuk përkojnë me konkluzionin e Mjeksisë Ligjore.
Kryeministri Rama është përplasur në Strasburg me eurodeputeten greke Nina Kasimati,kur kjo e fundit e pyeti, nëse rrugën e Shqipërisë drejt BE-së e pengon marrëdhënia me Turqinë. Ram iu drejtua asaj me “zonja në fjalë”, por tha, se e kuptoi shqetësimin, vetëm kur ajo u prezantua si greke.
Në 7 shtator sollëm historinë e një zonje, që iu drejtua spitalit privat Sante Plus për rimodelimin e barkut, por rezultati ishte i tmerrshëm. Zonja jeton prej 22 vitesh jashtë Shqipërisë dhe vendosi, që për 1900 euro të kthente barkun, që kishte pasur para lindjeve, në këtë spital në Tiranë. Pas ndërhyrjes zonja tha, se nuk i vunë kateter e nuk mund të shkarkohej. Për pasojë u fry dhe e cuan në QSUT për ndihmë më të specializuar. Në Sante Plus zonja shkoi dhe 5 herë të tjera, për ndërhyrje. Herën e pestë i hoqën edhe këthizën.Në vendin ku jeton, i duhet të bëjë sërish ndërhyrje dhe të riparojë edhe kërthizën.Inspektoriati shtetëror shëndetsor, fillimisht e gjobiti me 500 mijë lekë spitalin “Sante Plus”, ndërsa sot i vuri shiritin e mbylljes. Drejtuesit tentuan ta hapin sërish institucioni, por Inspektoriati Shëndetsor i rivuri shiritin.