Një fjalim i Presidentit amerikan Joe Biden është bërë sërish viral në mediat sociale pasi u shpreh se kishte patur një miqësi me një vajzë 12-vjeçare kur ishte 30 vjeç.
Sipas Fox News, udhëheqësi demokrat të premten po mbante një fjalim në Shoqatën Kombëtare të Arsimit, sindikata më e madhe e mësuesve në vend, kur ai me sa duket njohu një grua në turmë dhe tha: “Duhet të më përshëndesni,” tha zoti Biden në mes të fjalimit. “Ne kthehemi shumë prapa. Ajo ishte 12 vjeçe, unë 30. Por gjithsesi, kjo grua më ndihmoi të bëja shumë”, shtoi presidenti amerikan.
Biden nuk tha se për çfarë po i referohej, ndërsa audienca e pranishme e mësuesve dhe anëtarëve të sindikatave qeshën dhe brohoritën me fjalët e Presidentit
Biden: “She was 12 I was 30.”
D.C. Crowd: haahahahahaha
And Democrats call Republicans brainwashed?
pic.twitter.com/wB2EKHREg6— Charles R Downs (@TheCharlesDowns) September 23, 2022