U kap në flagrancë duke marrë para, arrestohet mjeku në Spitalin e Traumës në Tiranë

Një mjek i Spitalit Ushtarak të Traumës është vënë në prangat e policisë pak çaste më parë në Tiranë.

Identiteti i mjekut është ende i paqartë, ndërsa sipas informacioneve paraprake, ai është kapur në flagrancë nga policë të infiltruar.

Paraprakisht raportohet se mjeku që punon te skaneri i spitalit ka marrë të paktën 200 euro rryshfet.

Dyshohet se edhe një mjek tjetër është i përfshirë në një skemë korruptive, ndërsa hetuesit dhe efektivë të policisë ndodhen brenda ambienteve të spitalit.

Operacioni i Policisë së Tiranës është zhvilluar njëkohësisht me një tjetër operacion të ngjashëm në Universitetin Bujqësor të Tiranës, ku raportohet se janë arrestuar tre punonjës për korrupsion.

 

 

Të Fundit