Sulmet kibernetike, Meta: Kryehakeruesi i sistemit është Edi Rama

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për mediat ditën e sotme po flet për sulmet kibernetike ndaj vendit tonë.

Gjatë fjalës së tij Meta akuzoi Ramën se është kryehakeruesi i sistemeve ndërsa shtoi se kjo u provua nga dalja e të dhënave personale të gati 1 mln shqiptarëve para zgjedhjeve dhe përdorimi i tyre nga patronazhistët për qëllime elektorale.

 

“Dua të them se ridënojmë veprimet armiqësore të nxitura nga qeveria e Iranit kundër sistemit tonë. Kërkojmë marrjen e masave të menjëhershme për të mbrojtur sistemin. Nuk mund të mos nënvizojë që në fillim se kryehakeruesi i këtij sistemi është Edi Rama. Kjo u provua botërisht nga dalja e të dhënave personave të gati 1 mln shqiptarëve para zgjedhjeve dhe përdorimi i tyre nga patronazhistët për qëllime të shantazhit elektoral”, tha Meta.

 

Të Fundit