Një grua në Volos, e cila nuk mund të duronte më kërcënimet dhe sulmet ndaj saj, i dha fund torturave që po përjetonte nga bashkëshorti i saj. Ngjarjet kulmuan të premten, kur 40-vjeçari shqiptar e ka goditur me grusht dhe ka tentuar t’i thyejë krahun.
Një fqinj ka dëgjuar viktimën duke bërë thirrje për ndihmë dhe ka lajmëruar Policinë, si pasojë e të cilit burri dhunues është arrestuar pak më vonë. Siç tha gruaja në dëshminë e saj, burri i saj i dhunshëm shkoi në shtëpi i dehur, i bërtiti dhe më pas e goditi me grusht, ndërsa në inat e ka kapur për krahu dhe ka tentuar t’i thyejë kyçin e dorës. Pas këtij episodi, gruaja mori një fëmijë të saj dhe u largua nga shtëpia.
Viktima ka shpjeguar se rrahja, e shoqëruar me kërcënime dhe ofendime, ishte bërë pjesë e pandashme e përditshmërisë së bashkëshortit të saj, i cili vazhdimisht ishte i dehur, sipas mediave greke.
40-vjeçari u dërgua në Prokurorinë e Rrethit të Volosit, u procedua për tentativë për plagosje të rrezikshme trupore dhe lëndim trupor në familje dhe u referua për gjykim në Autoforo. Mirëpo ai i mohon akuzat dhe pretendon se ka qenë vetëm një skenë tensioni pasi gruaja e tij…nuk pastron shtëpinë!