Princ Leka ka publikuar sot në rrjetet sociale disa dokumente nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, që sipas tij janë një tjetër provë që ari nuk është marrë në vitin 1939.
Në dokument thuhet se pas kapitullimit të Italisë fashiste, në shtatorin e vitit 1943 ari u grabit nga ushtria gjermane dhe u depozitua për ruajtje në Richsbank në Berlin.
“Një tjetër provë që ari nuk është marrë më 1939”, shkruan Princ Leka.