Ministrja e Energjitikës dhe Infrastrukturës Belinda Ballaku, teksa ka folur për masat anti-krizë në vendin tonë është shprehur se Shqipëria do të mbështesë shtresat në nevojë për energjinë elektrike me 22.205 mijë euro.
Nga foltorja e Kuvendit, Balluku tha se pas vendit tonë renditet, Bosnja-Hercegovina, Serbia, e Kosova, ndërsa ka dhënë dhe shifrat për secilin shtet.
“Shqipëria jep suport financiar, për familjet në nevojë për energjinë elektrike, në shifrën 22 milionë e 205 mijë euro. Vendi i dytë pas Shqipërisë është Bosnja Hercegovina me 12 milionë e 323 mijë euro. Serbia jep mbështetje 9 milion e 762 mijë euro ndërsa Kosova jep mbështetje 4.5 milionë. Këto janë shifrat për Ballkanin Perëndimor. Republika e Shqipërisë sot dhe viteve që kanë kaluar, i mbështet grupet në nevojë vetëm për energjinë elektrike me mbi 20 milionë euro. Për energjinë duhet të flitet vetëm me shifra“- shprehet Balluku.