LISTA/ Ministrja Balluku tregon pajisjet shtëpiake që harxhojnë 800 kWh

Qeveria ka vendosur një fashë për konsumin e energjisë elektrike dhe kush shpenzon më shumë se 800 kilovat orë në muaj do të paguajë më shumë.

Ndërkohë në videon e prezantimit, ministrja e Energjisë Belinda Balluku nxori dhe një tabelë ku tregoheshin aktivitetet familjare, në të cilat konsumohet 800 kilovat.

Sipas kësaj tabele, një abonent, duhet të vendosë jo më shumë se 8 lavatriçe në muaj, pra 2 herë në javë dhe larja e enëve që të arrijë në kuotën deri në 800 kilovat duhet të behet po 8 herë në muaj, pra 2 herë në javë.

Po kështu tregohet se sa duhet të konsumojë boileri, soba, kondicioneri etj.

 

 

Të Fundit