Në mbledhjen e Komisionit të Reformës Territoriale, nënkryetari i Bashkisë Tiranë Arbian Mazniku propozoi që Kamza dhe Vora të bashkohen me Tiranën.
Mazniku deklaroi se kjo do të ofronte shërbime më cilësore për qytetarët dhe do të bënte që këta të fundit të mos ndihen sikur janë pjesë e një qyteti të nivelit të dytë.
“Bashkimi i Vorës dhe Kamzës në territorin e Tiranës do jepte cilësi më të mirë për qytetarët. Dhe që këta të fundit të mos kishin një ndjesi si pjesë e një qyteti të nivelit të dytë”, u shpreh Mazniku.