“Të jesh pa flokë është e sikletshme sepse mund të marrësh komente nga njerëzit që të thyejnë zemrën. Nuk më bezdis të dukem ndryshe nga të tjerët më shumë se sa fakti që dukem e sëmurë,” shprehet ajo.

Gjatë një dreke me djalin e saj, Matt, ai i sugjeroi me shaka: “Po sikur të rris flokët për të bërë një paruke për ty?” Për rreth 2 vite e gjysmë, Matt rriti flokët e tij rreth 30 centimetra dhe në Mars ai vendosi që t’i presë.
“Ne ishim jashtëzakonisht të emocionuar atë moment, saqë filluam të përloteshim”, tregon Melanie.

Sipas KSAZ-TV raporton People, Matt gjithashtu pagoi 2,000$ një profesionist nga Kalifornia për të krijuar një paruke të punuar me dorë.
Për Melanie, flokët e saj të rinj janë një dhuratë fantastike. “Kam humbur vetullat, qerpikët dhe flokët e mi, kështu që kjo është një dhuratë shumë bujare për mua, me të cilën unë mund të kem një pamje normale dhe mund të dal pa u veçuar nga njerëzit e tjerë sepse dukem ndryshe por të ndihem normale dhe e bukur,” shtoi ajo./tvklan.al
