Nisen për pushime, prindërit harrojnë të marrin fëmijën 7-vjeçar

Fëmija është gjetur në rrugë nga disa kalimtarë dhe është shpëtuar nga karabinierët, të cilët më pas kanë njoftuar prindërit. Një keqkuptim në bazë të ngjarjes: i vogli doli nga kamperi i të atit për të udhëtuar me makinë me nënën e tij, por ajo tashmë ishte larguar.

Çifti niset për pushime por e harrojnë djalin në shtëpi. Ngjarja ka ndodhur në Bolonja(Itali), ku një djalë shtatëvjeçar ka mbetur i vetëm në rrugë, ndërsa prindërit e tij, të pavetëdijshëm për mungesën e tij, janë nisur drejt destinacionit të zgjedhur për të kaluar pushimet verore. Në orët në vijim, djali i vogël u shpëtua dhe iu bashkua prindërve.

Disa kalimtarë që kanë ecur në rrugët e lagjes San Ruffillo, ku jeton familja, kanë gjetur fëmijën duke qarë dhe kanë alarmuar karabinierët. Pasi u kontaktuan prindërit, të dy rreth të dyzetave, policia zbardhi ngjarjen që kishte ndodhur: fëmija do të duhej të hipte në kamperin që drejtohej nga babai i tij, por në momentin e fundit ai kishte zgjedhur të shkonte me nënën e tij, që do t’i ndiqte me makinë. Keqkuptimi në çift: burri besonte se djali ishte larguar dhe ishte i sigurt me gruan e tij, por kjo e fundit, e pavetëdijshme për ndryshimin e planeve, ishte nisur vetëm për disa minuta më parë.

Pas shpëtimit të fëmijës, policia kontaktoi me prindërit të cilët u kthyen për të marrë fëmijën.

 

Të Fundit