Shpenzoi 500 mijë Paund për t’u dukur si Kim Kardashian, modelja ‘çon dëm’ 40 operacione

Ish-modelja e Versace, Jennifer Pamplona ka shpenzuar thuajse gjysmë milionë Paund për afërsisht 40 ndërhyrje estetike në përpjekje për t’u dukur si Kim Kardashian. Pas 7 vitesh, 29-vjeçarja ka vendosur t’i japë fund këtij misioni të dikurshëm pasi është koha për t’u dukur më shumë si vetja dhe të zhbëjë efektet.

Së fundmi, ajo iu nënshtrua ndërhyrjes më të madhe deri më sot, asaj që më në fund i riktheu pamjen e saj dhe i hoqi 100 mijë Paund nga llogaria bankare. “Zbulova se isha e fiksuar pas ndërhyrjeve, injektoja mbushës në fytyrë si të isha në supermarket, por kjo mund të ndodhë me adoleshentë tani. është çmenduri dhe duhet të ndryshojë”, thotë ajo.

Modelja braziliane fillimisht ishte e përkushtuar në idenë për t’u dukur si një Kardashian, por tani uron që mos t’i kishte kryer kurrë ndërhyrjet. “Shihesha në pasqyrë dhe njerëzit do më quanin një Kardashian e nisi të bëhej acaruese. Kisha studiuar e punuar për t’u bërë biznesmene, kisha arritur kaq shumë në jetën time personale, por gjithë çfarë njihesha ishte se dukesha si një Kardashian”, shpjegon Jennifer.

Më tej shton se varësia ndaj operacioneve nisi në moshën 17-vjeçare kur kreu ndërhyrjen e parë në gjoks. “E kam humbur numërimin e tyre, aq sa nëse do më duhej të thoja një numër, do ishte 40”.


Pasi pamja u bë karakteristike e saj, Jennifer vendosi të takohej me një kirurg që të zbulonte si do dukej me tiparet e saj të vërteta dhe rezultati e impresionoi. “Shkova në Stamboll për t’u takuar me një kirurg i cili mund ta ndryshonte fytyrën time plotësisht. E pashë fillimisht në kompjuter se si do dukesha dhe për mua ishte të rilindja”.

“Fillimisht nisëm me dhëmbët e mi falsë që i bëmë të dukeshin më natyralë. Atëherë kisha një ngritje fytyre e qafe, faqe të holluara, sy të tërhequr, ngritje buzësh dhe një operacion hunde, të gjitha në një ditë”.


Modelja shpjegon se një procedurë e tillë e kryer më parë ishte e vështirë, por akoma më shumë ishte kur hyri në dhomën e operacionit dhe doli si një njeri tjetër. “Ishte një investim, por deri më tani, ndërhyrja ime e preferuar”, shprehet ajo.


Pamplona shpjegon se rezultati ishte mrekulli, por rikuperimi nuk ka qenë aq i lehtë. Megjithatë, tashmë ajo ka vendosur ta përdorë njohurinë e saj për kirurgjinë plastike në dobi dhe po krijon një dokumentar, “Addiction” ku përshkruhen qartë të vërtetat lidhur me të, varësinë, anët e errëta apo momentet kur është gjendur pranë vdekjes./tvklan.al

Të Fundit