Shkencëtarët dhe inxhinierët nga tre agjenci hapësinore punuan për 20 vjet për të përfunduar teleskopin prej 10 miliardë dollarësh, i cili është projektuar për të parë objekte duke përdorur dritën që është e padukshme për syrin e njeriut.
Përmes këtij teleskopi është zbuluar “imazhi më i thellë dhe më i mprehtë infra të kuqe i universit të largët deri më sot”.
Fotoja u bë publike nga NASA dhe është e para që është realizuar nga teleskopi më i avancuar në botë, teleskopi hapësinor James Webb (JWST).
“Ne po shikojmë mbrapa më shumë se 13 miliardë vjet… dhe po shkojmë më tej… ky është vetëm imazhi i parë dhe duke qenë se ne e dimë se universi është 13.8 miliardë vjet i vjetër, ne po kthehemi pothuajse në fillim ”,-tha administratori i NASA-s, Bill Nelson.
Fotoja e publikuar mbrëmë tregon një grumbull galaktikash të quajtur SMACS 0723 dhe është i pari nga disa që do të zbulohet gjatë ditëve të ardhshme.
Është më e largëta që njerëzimi ka parë ndonjëherë si në kohë ashtu edhe në distancë, më afër agimit të kohës dhe skajit të universit, me një pjesë të imazhit që tregon dritën nga Shpërthimi i Madh.
JWST nuk është vetëm një përmirësim i teleskopit hapësinor 32-vjeçar Hubble, por është një mënyrë krejtësisht e re për të parë universin.
Aftësia për të mbledhur dritën e teleskopit – masa më e mirë e fuqisë së tij për të “shikuar” gjërat – është më shumë se dyfishi i asaj të Hubble. Për më tepër, makina 8.4 miliardë paund (10 miliardë dollarë) është projektuar për të parë objekte duke përdorur dritën infra të kuqe.
Megjithëse është e padukshme për syrin e njeriut, infra e kuqe është ngjyra e objekteve më të vjetra dhe më të zbehta në univers.
Shkencëtarët dhe inxhinierët nga tre agjenci hapësinore – NASA, Agjencia Evropiane e Hapësirës dhe Agjencia Kanadeze e Hapësirës – punuan për 20 vjet për të përfunduar këtë teleskop.