Sot festohet Kurban Bajrami.
Besimtarët myslimane kanë falur këtë mëngjes Kurban Bajramin në sheshet qendrore dhe xhamitë në të gjithë vendit.
Nga sheshi “Skënderbej” në Tiranë, kreu i KMSH, Bujar Spahiu ka uruar festën e Kurban Bajramit.
Pas faljes së namazit për Kurban Bajramin Spahiu ka bërë një apel për rininë shqiptare.
Ai i ka kërkuar të rinjve shqiptarë mos të largohen nga Shqipëria dhe të ndërtojnë të ardhmen e tyre në vendin e tyre, ndërsa Iika këshilluar të qëndrojnë larg tundimeve të kota.
“Gëzuar e për shumë vite festen e Kurban Bajramit kushdo qe e feston! Vetëm te mira paçi gjithmonë bashkë me njerëzit e tu të zemrës!
Kjo ditë është dita kur duhet të jemi të njerëzishëm me njëri-tjetrin. Njeriu është vepër madhështore e Allahut dhe mjerë për atë që e çmon nderin e tij. Zbutni zemrat me njëri-tj, ruani veten nga ligësitë dhe padrejtësitë, mos u bëni lakmitarë.
Edukoni fëmijët me moral të pastër. Investoni që të pajisën me dije. Ktheni vëmendjen nga prindërit ,ë sëmurët të varfrit. Kam një apel për rininë që është shumë e rëndësishme në jetë e kësaj bote.
Pajisuni me moral të bukur. Kthejini sytë nga Zoti, rrini larg tundimeve të kota. Mos ikni nga vendi. Projektoni të ardhmen këtu, në vendin tuaj. T’I shpëtojmë individualizmit të kohës. Të bëhemi altruistë. Të sakrifikojmë nga e mira individuale për të mirën e përbashkët”, tha kreu i KMSH, Bujar Spahiu.