Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj reagoi në lidhje me protestën e 7 korrikut të organizuar nga kryedemokrati Sali Berisha.
Në një takim me strukturat e PS, në Njësinë 6 në Kombinat, deklaroi se opozita u braktis nga qytetarët e Tiranës.
Më tej ai tha se të vetmit që iu bashkuan protestës ishin qytetarët e rretheve që vinin me autobusë gjysmë bosh.
“Kur shikon protestën e tyre të mbushur me ekrane led, si të ishte koncerti i Dua Lipës, harron kush është në opozitë. Por, ata vijnë nga Gjiri i Lalzit, vizitojnë Tiranën për protestë dhe sigurisht, do të kthehen sërish në Gjirin e Lalzit. Të vetmit që gënjehen janë qytetarët që vijnë nga rrethet në Tiranë me autobusë gjysmë bosh. E patë atë dhëndrin tonë që kemi në PD? Kur e panë se nuk kishte dalë njeri nga Tirana, doli t’u bënte një thirrje të fundit. Tha: Të çohemi ne tironsit, se Sahati i Tiranës është mbushur me hotele me 5 yje. A thua se kjo është gjë e keqe! Edhe e thonë këta që u ngeci ora 4 vjet. Kur Partia Demokratike dhe LSI-ja drejtonte Tiranën, Sahati i Tiranës nuk punoi 4 vjet. Kur ty të ngec edhe ora e qytetit, simbolika më e madhe ritmit që duhet të kapim, është turp i madh”, deklaroi Velia