Jemi në Vlorë në lagjen Cole, ku takuam zonjën Merjeme Bushi, nënë e dy fëmijëve. Ajo na tregoi për djalin e saj, Elis Bushi dhe aktivitetin e tij si peshkaktar. Zonja thotë, se në 10 shkurt Elisi do takonte një vajzë në Verbas Fier. Në orën 12 të të njejtës datë, i vjen policia në shtëpi dhe i kontrollon shtëpinë, duke i marrë çiften dhe thikën, që e përdorte në shtëpi. Merjemja e mëson vetëm mëngjesin e ditës së nesërme, se djali akuzohej për një vjedhje në Roskovec.Elisi po bën 15 muaj në paraburgim, i akuzuar për vjedhje në bashkëpunim dhe vrasje në tentativë.Ajo thotë, se djalin nuk e lidh asgjë me zonën e Roskovecit dhe vajza me të cilën ai është takuar, ka dëshmuar, se Elisi ka qenë me të.Erind Reovica prokurori i Fierit, i shkarkuar ka dorëzuar përfundimin e hetimeve në Gjykaten e Fierit për 4 vepra penale për shtetasin Elis Bushi.Avokati Arben Llangozi, pasi u njoh me dosjen, shprehet, se nuk ka prova, që të mbajnë të riun në paraburgim.
Në një nga aktivitetet e futbollit në kryeqytet, shfrytëzuam rastin, për të ngacmuar pak personazhet VIP të Tiranës. Me kë bëjnë tifo, me lekun apo futbollin. Cfarë mendojnë për pushimet e verës, apo zgjerimin e vrimës së ozonit. Ndiqni intervistat e VIP-ave tanë.
Në muajin korrik 2021 emisioni “Stop” trajtoi rastin e Donald Tufit, në atë kohë vetëm 20 vjec. Ai u aksidentua në vendin e punës. Pronari turk së bashku me bashkëshorten e me stafin, u përpoqën të mbulojnë krimin.“Stop” ngriti në këmbë të gjitha institucionet, madje i kërkoi gjykatës të conte sërish cështjen në prokurori që të nisnin hetimet, duke qenë se prokurori i parë nuk bëri asnjë hetim.Tani, pas më shumë se 1 viti, prokuroria i mbylli hetimet dhe akuzon pronarin turk për “Shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë” , si dhe për “Moskallëzim të krimit”.